image Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të vaksinohen gratë shtatzëna

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të vaksinohen gratë shtatzëna

news image

Me moton nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të vaksinohen gratë shtatzëna, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë, para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.

Gjithashtu thuhet se antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës.

Më tej thuhet se vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

/GazetaSinjali/