image Ministria e Financave vjen me një njoftim për ankandin e ardhshëm të Letrave me Vlerë

Financa

Ministria e Financave vjen me një njoftim për ankandin e ardhshëm të Letrave me Vlerë

news image

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 11 maj do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga kjo ministri kanë njoftuar se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim. /Gazeta Sinjali/