image Ministria e Financave pas ndalimit të punëtorive jashtë vendit: Synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike

Financa

Ministria e Financave pas ndalimit të punëtorive jashtë vendit: Synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike

news image

Gazeta Sinjali para disa ditësh ka raportuar se Qeveria Hoti sot do të marrë vendim lidhur me organizimin e punëtorive jashtë vendit nga ministritë.

Qeveria e Kosovës me propozim të Ministrisë së Financave, ka ndaluar mbajtjen e punëtorive jashtë Kosovës, që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve qeveritare.

Nëpërmjet këtij vendimi, sipas njoftimit të MF-së, synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike, ku mjetet buxhetore të Qeverisë dhe ato të organizatave të huaja për këtë qëllim mbesin në tregun e Kosovës, duke krijuar mundësi shtesë për ekonominë e vendit, veçanërisht  për sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.

Sipas ministrisë ky veprim është në përputhje edhe me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, nëpërmjet të cilit do të kontribuohet që paratë e buxhetit dhe të organizatave donatore të përfundojnë në tregun vendor, veçanërisht në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Përmes këtij vendimi, do të caktohen tarifat e shpenzimit ditor dhe kriteret tjera për punëtoritë e tilla që organizohen brenda Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/