image Ministria e Financave ekzekuton pagesat prej 170 eurove edhe për 53 mijë e 248 qytetarë

Financa

Ministria e Financave ekzekuton pagesat prej 170 eurove edhe për 53 mijë e 248 qytetarë

news image

Ministria e Financave ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat prej 170 eurove për 53 mijë e 248 përfitues.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook.

“Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €. Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8”, ka shkruar Bajrami./Gazeta Sinjali/