image Ministria e Financave dhe Transfereve thotë se numri është funksional, qytetarët publikojnë qindra thirrje të dështuara

Sinjalizime

Ministria e Financave dhe Transfereve thotë se numri është funksional, qytetarët publikojnë qindra thirrje të dështuara

news image

Numri 0800 44440 i vënë në dispozicion nga Ministria e Financave dhe Transfereve, në mënyrë që të informohen qytetarët të cilët nuk i kanë marrë ende paratë nga pako emergjente fiskale, po del të jetë jo funksional për shumë qytetarë.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Ministria e Financave dhe Transfereve mohon se qytetarët nuk po arrijnë ta kontaktojnë këtë numrër, ata thonë se për këtë punë kanë angazhuar tre zyrtarë.

“Mund të ju konfirmoj se duke filluar nga ora 08:00 në mëngjes dhe deri në ora 16:00, janë të angazhuar tre zyrtarë të cilët pandërprerë komunikojnë me qytetarët të cilët thërrasin” – thotë Muharrem Shahini nga MFT.

Sipas tij kontakti në numrin e telefonit pa pagesë 0800 444 40 mund të bëhet gjatë orarit të punës nga e hëna në të premte. Shahini i tha Sinjalit se qytetarët mund të dërgojnë pyetjet ose ankesat e tyre edhe në email [email protected]

Përderisa Ministria thotë se numri është i qasshëm, disa qytetarë kanë kontaktuar Sinjalin duke dërguar me fotografi numrin e qindra thirjeve të parealizuara.

Sinjali gjithashtu ka provuar të kontaktoj numrin e vënë në dispozicion nga Ministria por nuk ka arritur të realizoj telefonatën. Gazeta Sinjali