image Ministri rus i mbrojtjes premton rritje të furnizimeve me municione për forcat ruse

Botë

Ministri rus i mbrojtjes premton rritje të furnizimeve me municione për forcat ruse

news image

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka premtuar të rrisë furnizimin me municione për forcat e vendit, gjatë një vizite në selinë e trupave të Moskës që luftojnë në Ukrainë, sipas pamjeve të publikuara nga ministria e mbrojtjes të shtunën.

Në videon e publikuar në Telegram, Shoigu kryeson një takim me oficerë të lartë ushtarakë, duke përfshirë gjeneralin Valery Gerasimov, shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, raporton Reuters.

Në pamjet, Shoigu thotë se Rusia do të ndërmarrë hapa për të rritur furnizimin me municione për trupat në front.

Ai tha:

“Është përcaktuar vëllimi i furnizimeve të municionit më të kërkuar. Po merren masat e nevojshme për rritjen e tyre.”

Shoigu është kritikuar nga mbrojtësit e linjës së ashpër të fushatës së Rusisë në Ukrainë – përfshirë Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit mercenar Wagner – të cilët e kanë akuzuar atë për dështimin në furnizimin me municione të mjaftueshme për trupat në vijën e frontit.

/GazetaSinjali/