image Ministri Murati thotë se bonot e diasporës do të jenë të gatshme gjatë verës, ua shpjegon bankarëve rëndësinë e tyre

Financa

Ministri Murati thotë se bonot e diasporës do të jenë të gatshme gjatë verës, ua shpjegon bankarëve rëndësinë e tyre

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur në takim Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe përfaqësuesit e bankave komerciale, të cilëve u ka shpjeguar rëndësinë e lansimit të bonove të diasporës, transmeton Gazeta Sinjali.

Murati tha se kjo nismë ka për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës drejt investimeve strategjike që krijojnë vende pune dhe rezultojnë në rritje e zhvillim ekonomik.

“Ministri, gjithashtu, nënvizoi se ky produkt do t’u ngjajë produkteve financiare aktuale, ashtu që qytetarët ta kenë sa më të lehtë perceptimin e funksionimit të bonove qeveritare, e rrjedhimisht  edhe investimin në to. Më tutje, ai i informoi të pranishmit se bonot e diasporës do të jenë të gatshme gjatë muajve të verës, në mënyrë që bashkatdhetarët të kenë mundësinë e blerjes apo investimit në këtë produkt”, ka thënë Murati, njoftohet përmes një komunikate. /Gazeta Sinjali/