image Ministri Murati ka një njoftim për shtesat e fëmijëve - Sinjali

Ministri Murati ka një njoftim për shtesat e fëmijëve

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është marrë vendimi për zgjerimin e skemave të shtesave për fëmijët, ku do të përfshihen edhe fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Murati përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se aplikimi për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje do të hapet nesër.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.

Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin