image Ministri kroat-Vuçiqit: Je në prag të politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit

Rajon

Ministri kroat-Vuçiqit: Je në prag të politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman, ka thënë se ndjen keqardhje për politikën që po bëhet në Beograd. Sipas tij, kjo politikë është e ngjashme me atë të Millosheviqit, e cila ka dështuar.

Radman ka shtuar se ndërhyrja e punëve të brendshme të një shteti tjetër është në kundërshtim me parimet themelore të raporteve ndërkombëtare.

“Na vjen keq që udhëheqja politike në Beograd është në prag të politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit të Serbisë së Madhe, dhe ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër, është në kundërshtim me parimet themelore të raporteve ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ministri kroat. /Gazeta Sinjali/