image Ministri Krasniqi: Bizneset do të mbështeten me mbi 10 milionë euro

Kosovë

Ministri Krasniqi: Bizneset do të mbështeten me mbi 10 milionë euro

news image

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi ka njoftuar se, duke u bazuar në këtë ligj edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro.

Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro”, ka shkruar ministri Krasniqi./Gazeta Sinjali/