image Milojeviq nga Lista Serbe pranon detyrën e ministrit të Zhvillimit Rajonal

Kosovë

Qeveria/ Milojeviq nga Lista Serbe pranon detyrën e ministrit të Zhvillimit Rajonal

news image

Sot u mbajt ceremonia e dorëzim – pranimit të detyrës së ministrit të Zhvillimit Rajonal, ndërmjet Ivan Milojeviq i emëruar ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Magbule Shkodra, ish-ministre në detyrë e kësaj ministrie.

Me këtë rast, Shkodra e njoftoi Milojeviq me sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si ministri e re, punën që është bërë gjatë mandatit të kaluar, si dhe të arriturat dhe sukseset e deritanishme.

Shkodra i dorëzoi Milojeviq gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e ministrisë, duke i uruar suksese në detyrën e re.

Ministri Millojeviq, i cili vjen nga Lista Serbe, tha se do të jenë të përkushtuar që të punojnë në avancimin e mëtutjeshëm të ministrisë dhe realizimin e mandatit ligjor të saj./Gazeta Sinjali/