image Milioneri i Ukrainës zotohet se do ta rindërtojë Mariupolin

Botë

Milioneri i Ukrainës zotohet se do ta rindërtojë Mariupolin

news image

Ukraina është shkatërruar po thuajse tërësisht nga bombardimet e pushtuesit rus. Përveç vrasje që kanë ndodhur në Ukrainë, janë shkatërruar edhe shumë qytete të vendit.

E për këtë, një milioner ka premtuar ringjallje të qyteteve.

Njeriu më i pasur në Ukrainë është zotuar se do ta rindërtojë qytetin e rrethuar të Mariupolit, shkroi Reuters të shtunën.

Rinat Akhmetov e ka parë perandorinë e tij të biznesit të shkatërruar nga tetë vjet luftime në Ukrainën lindore.

Megjithatë, ai është i sigurt se “ushtarët trima” të Ukrainës do ta mbrojnë qytetin e Detit Azov, i cili është kthyer në një shkretëtirë pas shtatë javësh bombardime nga trupat ruse.

“Mariupoli është tragjedi botërore dhe shembull botëror për heroizëm. Për mua, Mariupoli ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një qytet ukrainas”, i ka thënë ai Reutersi.

“Besoj se ushtarët tanë të guximshëm do ta mbrojnë qytetin, edhe pse e kuptoj sa e vështirë është për ta”.

Sipas revistës Forbes, pasuria neto e Akhmetovit në vitin 2013 ka arritur 15.4 miliardë dollarë. Aktualisht qëndron në 3.9 miliardë dollarë.

“Për ne, lufta shpërtheu më 2014. Ne humbëm të gjitha asetet tona në Krime dhe në territorin e pushtuar përkohësisht të Donbasit. Ne humbëm bizneset, por na bëri më të fortë”.

i sigurt se si biznesi privat më i madh në vend, kompania do ta luajë një rol kyç në rindërtimin e Ukrainës pas luftës”.  

/GazetaSinjali/