image Milanit i rikthehet futbollisti kryesor për ndeshjen kundër Atalantas

Futboll

Milanit i rikthehet futbollisti kryesor për ndeshjen kundër Atalantas

news image

Disa media në Italia, të afërta me Milan, kanë konfirmuar që Sandro Tonali do ta luanë ndeshjen e parë në Serie A këtë sezon kundër Atalantës të dielën

Italiani mungoi në ndeshjen e parë hapëse të sezonit kundër Udineses javën e kaluar për shkak të një lëndimi muskulor. Megjithatë, ai u riktheu në stërvitje këtë javë dhe pritet që të startojë kundër Atalantës në Gewiss Stadium të dielën në mbrëmje.

Sky Sport Italia, Gazzetta dhe Milannews raportojnë që Tonali do të jetë në formacion kundër La Deas në ndeshjen e dytë të sezonit që zhvillohet pas dy dite.

Gazetari Antonio Vitiello shton se Ante Rebic është favorit për të startuar para Olivier Giroud, teksa Junior Messiasa dhe Alexis Saelemaekers do të luftojnë për një vend në krahun e djathtë.

Rebic shënoi dy gola në ndeshjen e parë kundër Udineses javën e kaluar.

Tonali hynë kështu në sezonin e tretë në San Siro ku ka shënuar pesë gola në 82 paraqitje me Kuqezinjtë.

Ai pranoi një ulje page vetëm që t’i bashkohet Milanit me kontratë të rregullt një vit më parë, pasi kishte kaluar sezonin e parë në huazim të “Diavoli”. 

/GazetaSinjaliSport/