Milani ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për vendet evropiane në Serie A, duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Bolognas në “San Siro”.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi falë golit të Riccardo Orsolinit në minutën e 49-të. Por si në shumë ndeshje të tjera që nga ardhja e trajnerit Sergio Conceicao, kuqezinjtë reaguan fuqishëm në pjesën e dytë.
Santiago Gimenez barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Christian Pulisic realizoi për 2:1, duke i dhënë epërsinë Milanit. Në kohën shtesë, Gimenez vulosi fitoren me golin e dytë personal, në minutën 90+3.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 60 pikëve dhe renditet i shtati në tabelë, ndërsa Bologna qëndron një pozitë më lart me 62 pikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!