image Milani mposht Fiorentinan, bën hap të madh drejt Scudettos

Futboll

Milani mposht Fiorentinan, bën hap të madh drejt Scudettos

news image

Milani ka triumfuar ndaj Fiorentinas duke bërë një hap të madh drejt Scudettos, transmeton Sinjali Sport.

Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 në San Siro ndaj skuadrës Viola.

Heroi i Kuqezinjëve ishte portugezi Rafael Leao i cili shënoi një gol pas një gabimi të portierit në minutën e 82-të.

Milani arrin tani në kuotën e 77 pikëve, pesë më shumë tani sesa Interi që do ta zhvillojnë ndeshjen në udhëtim ndaj Udineses sot.

/GazetaSinjaliSport/