image Milan Radoiçiq sillet i lirë në Kosovë, dërgon mesazh nga Veriu: Terrori ndaj popullit serb sapo ka filluar

Kosovë

Milan Radoiçiq sillet i lirë në Kosovë, dërgon mesazh nga Veriu: Terrori ndaj popullit serb sapo ka filluar

news image

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, është shfaqur nga Veriu i Kosovës, ku përmes një video mesazhi ka thënë se terrori ndaj popullit serb sapo ka filluar, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë video Radoiçiq e ka bërë në periferi të Leposaviqit, derisa portali serb Alo, e quan “Mburojë të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të them, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo, sepse nga këtu nuk ka kthim. Rroftë Serbia”, tha ai.

Sinjali merr vesh se video është në periferi të Leposaviqit, diku rreth 4 kilometra larg qendrës, në vendin e quajtur Kamila.

“Ai është makth për shqiptarët e Kosovës, andaj është kthyer në Kosovë”, shkruan mediumi serb.

Radoiçiq, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq, derisa është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj tij institucionet kosovare kanë lëshuar një urdhër arrest për rastin ‘Brezovica’.

Radoiçiq ishte ndaluar në shkurt, pikën kufitare në Bërnjak derisa po tentonte të futej në Kosovë, por që i kishte ikur Policisë së Kosovës, për çka lidhur me ikjen e tij IPK pati suspenduar tre zyrtarë policorë që ishin në detyrë.

/GazetaSinjali/