image Milan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Jay Z

Të tjera

Milan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Jay Z

news image

Milani bëhet e para skuadër futbolli në botë që nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Roc Nation, një agjenci në pronësi të reperit Jay-Z, e cila ka për synim të përmirësojë imazhin dhe markën e klientëve të saj.

Deri tani Roc Nation ka pasur bashkëpunime me botën e futbollit vetëm në nivel futbollistësh, teksa edhe lojtarë si Romelu Lukaku dhe Federico Bernardeschi janë pjesë e agjencisë së njohur ndërkombëtare.

Agjencia dhe Milani kanë bashkëpunuar edhe gjatë muajit maj për të grumbulluar para për të ndihmuar spitalet lombarde më të prekura nga koronavirusi, ndërsa sot është zyrtarizuar edhe kontrata mes palëve.

Sipas marrëveshjes, agjencia Roc Nation merr përsipër të angazhohet në disa aspekte të lidhura me marketingun digjital të klubit kuqezi, që pritet të përmirësojnë imazhin dhe rritin vlerën e markës.