image Milan dëshpëroi në afatin e janarit, për dallim prej Interit e Juventuesit që u përforcuan mjaft mirë

Futboll

Milan dëshpëroi në afatin e janarit, për dallim prej Interit e Juventuesit që u përforcuan mjaft mirë

news image

Derisa shumica e klubeve të Serie A punuan për t’i përforcuar skuadrat e tyre këtë muaj, të tjerat si Milani dështuan në afatin kalimtar të janarit.

Kuqezinjtë e blenë vetëm një lojtar këtë muaj, 18-vjeçarin Marko Lazetic nga Crvena Zvezda e Beogradit.

Milani është në vendin e dytë në tabelën e Serie A tani për tani dhe mosveprimi në tregun e transferimeve mund t’i kushtojë shumë në garë për titull me Interin.

Dështimi për ta blerë një mbrojtës në veçanti, duke e parë lëndimet në mbrojtje të Fikayo Tomorit e Simon Kjaer, përqendrimi i pafryt në Sven Botmanin e Lille e bën zhgënjyese punën e drejtuesve të Milanit në këtë afat kalimtar.

Për dallim nga kuqezinjtë, dy klubet e tjera të mëdha, Interi dhe Juventusi bënë disa afrime shumë të mira që do t’iu ndihmojnë atyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Zikaltrit i blenë Robin Gosens nga Atalanta dhe Felipe Caicedo nga Genoa.

Bardhezinjtë bënë goditjen më të madhe, duke e blerë Dusan Vlahovicin nga Fiorentina dhe Denis Zakarian nga Borussia Monchengladbach. /Gazeta Sinjali Sporti/