image Miku s’ia ktheu kurrë 14 mijë eurot që i mori borxh, 32-vjeçari në Pejë nuk e lë rehat familjen e gruas - Sinjali

Miku s’ia ktheu kurrë 14 mijë eurot që i mori borxh, 32-vjeçari në Pejë nuk e lë rehat familjen e gruas

news image

Borxhet në mes të familjarëve shpesh herë përcillen edhe me telashe të shumta mes tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës, ku një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga për shkak të kërcënimeve që ia bënte mikut të tij, vëllait të bashkëshortes, për një borxh që ia kishte dhënë kohë më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur kur i dyshuari ia kishte huazuar mikut të tij një shumë të parave prej 14 mijë eurosh, e të cilat nuk i kishte marrë mbrapsht në kohën që i ishte premtuar.

Si pasojë e kësaj, ai nuk i ka lënë rehat 33-vjeçarin dhe anëtarët tjerë të familjes së bashkëshortes së tij, duke i kërcënuar edhe përmes personave tjerë të cilët janë emra të njohur për Policinë.

Kjo ka bërë që i dyshuari të denoncohet në Polici, me ç’rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin