image Mike Tyson rrëfen se është i varur nga droga dhe alkooli

Sporte të tjera

Mike Tyson rrëfen se është i varur nga droga dhe alkooli

news image

Mike Tyson është një nga boksierët më të mëdhenj në histori të këtij sporti.

Ish-boksieri nga Nju Jorku kaloi një fëmijëri të vështirë që u projektua më vonë në performancën e tij në ring.

Megjithatë, kjo ndikoi edhe në jetën e tij jashtë sportit.

Kohët e fundit, një nga episodet e tij të shumta të diskutueshme u shfaq kur ai sulmoi një pasagjer ndërsa udhëtonte në një aeroplan komercial. Ai u pyet për këtë në një intervistë me NORE dhe DJ EFN në Drink Champs, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe pse nuk ngritën akuza dhe kisha të drejtë nga pikëpamja morale, nuk duhej ta kisha prekur”, shpjegoi ish-kampioni i botës, i cili u shpreh i penduar.

E vërteta e dhimbshme

Në të njëjtën hapësirë “Iron Make” bëri një rrëfim të ashpër për jetën e tij jashtë ringut.

“Unë jam një i varur nga droga dhe alkooli,” tha ai.

Problemet e Tyson nuk janë të reja dhe është diçka që ai dëshiron ta zgjidhë, por një nga armiqtë e tij më të mëdhenj është agresiviteti dhe mendjembyllja e tij.

“Unë njoh shumë njerëz të mrekullueshëm, por ata nuk janë njerëz të mirë. Unë dua të jem një person i mirë”.

Ndryshimi i mentalitetit

Karakteri shkatërrues i ish-boksierit dikur u bënte kërdi rivalëve të tij kur ata hynin në ring, por tani ai thotë se kjo është pas tij dhe aspirata e tij më e madhe është të ndryshojë mënyrën e të qenit pasi të tërhiqet përgjithmonë nga sporti që është kaq i pasionuar pas.

“Tani ato ditë kanë ikur, është bosh, unë nuk jam asgjë. Po punoj të ndiej artin e përulësisë. Nuk dua që ai person të dalë jashtë, sepse nëse del, ferri vjen me të”, reflektoi ish-kampion i botës në peshat e rënda në vitet ’80.

/GazetaSinjali/