image Mijëra protestues pa maska dhe distancë fizike në Gjermani

Evropë

Mijëra protestues pa maska dhe distancë fizike në Gjermani

news image

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini është mbushur sot me mijëra protestues kundër masave kufizuese për shkak të koronavirusit.

Protestuesit thonë se masat, duke përfshirë edhe mbajtjen e maskave, i shkelin të drejtat dhe liritë tyre.

BBC shkruan se Gjermania ka qenë më pak e prekur sesa disa shtete tjera të Evropës, mirëpo rastet janë duke u shtuar sërish, ku vetëm të premten u regjistruan më shumë se 900 raste të konfirmuara dhe shtatë të vdekur nga koronavirusi.

Sipas vlerësimeve zyrtare, së paku 1,500 njerëz po marrin pjesë në protestë, që po quhet “Dita e Lirisë”. Ata po mbajnë pamflete me slogane si “Koronavirusi, alarm i rremë”, dhe “Të detyruar të mbajmë gojëza”.

Në protesta askush nuk po mban maska dhe nuk ka distancim fizik, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kërkesa jonë është t’i kthehemi demokracisë. Mjaft me këto ligje, mjaft me këto maska që po na skllavërojnë”, tha një protestuese.

Kufizimet në Gjermani përfshijnë mbajtjen e maskave nëpër shitore dhe transport publik, rregullat e distancimit fizik dhe kërkesat për higjienë si dhe test i detyrueshëm për udhëtarët që po kthehen nga vendet me rrezik të lartë.

Gjermania që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 210 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 9 mijë të vdekur./Gazeta Sinjali/