image Mijëra euro për larjen e veturave zyrtare të Zyres së Presidentit - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Mijëra euro për larjen e veturave zyrtare të Zyres së Presidentit

news image

Zyra e Presidentit ka nënshkruar kontratë një vjeçare për larjen e veturave zyrtare në vlerë prej 3,767 eurosh, shkruan Gazeta Sinjali.

Dhënia e kontratës u bë më datë 19.11.2020 ndërsa kontrata u nënshkrua më datë 20.11.2020 me titull “Shërbime të autolarjes të veturave zyrtare”.

Sipas njoftimit për kontratë shihet se vlera e parashikuar e kontratës është 7,200 euro, ndërsa kompania fituese ka ofruar çmimin më të ulët, pra 3,767 euro.

Kujtojmë që së fundi edhe Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar një kontratë të tillë në vlerë prej 7,206 eurosh.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin