image Mickoski nuk pret unifikimin e bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit

Rajon

Mickoski nuk pret unifikimin e bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit

news image

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk mbështet koalicion të zgjeruar me LSDM-në si kundërpërgjigje ndaj bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit.

Mickoski ka shtuar se një shumicë e tillë është dëshmuar se nuk ka efekt dhe se retorika e BDI-së për kryeministrin shqiptar sa vjen e zbehet. Ai thotë se mbështet një model të Qeverisë e cila do të organizonte zgjedhje të reja parlamentare.

“Qeveria e zgjeruar asnjëherë në të kaluarën nuk ka sjell të mira për qytetarët, por në të kundërtën ka qenë Qeveri e cila ka sjell dëm. Qëllimi im është të ecim para. Nuk më habit fakti nëse gjatë negociatave retorika e BDI-së zbehet apo zhduket”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ka shtuar se nuk pret unifikimin e bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit dhe se nuk do të formonte shumicë e cila do të ishte në kundërshtim me parimet e subjektit që drejton.

“Nuk pres unifikim politik sepse do të ishte e pa logjikshme që pas zgjedhjeve dy koncepte të ndryshme politike të bashkohen sepse gjatë gjithë kohës kanë akuzuar njëra-tjetrën. Nuk shoh arsye pse do të bashkoheshin dhe të kishin një këndvështrim të përbashkët, përkundrazi kanë dallime të mëdha. Thënë shkurt nuk pres të bashkohen”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Gazeta Sinjali/