image Metallica do të inzojë këngë nga karantina, përgatitet albumi i ri

Muzikë

Metallica do të inzojë këngë nga karantina, përgatitet albumi i ri

news image

Lars Ulrich, bateristi i bendit legjendar të rockut, Metallica ka thënë se përmes Zoom-it janë duke punuar në një album të ri gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Në prill, Ulrich kishte deklaruar se “ka shanse të mira” që bendi të incizojë këngë gjatë karantinës.

“Deri më tani aspekti i zërit dhe elementet praktike befasisht janë në një gjendje të mirë. Tani do të duhet të shohim se sa shumë mund të krijojmë pa qenë në të njëjtin vend. Tani jemi lidhur në aspektin e kreativitetit, që mendoj se është në rrugë të mirë. Po i dërgojmë ide njëri tjetrit përmes emailit dhe Zoomit dhe po provojmë të bëjmë muzikë në këtë situatë të pazakontë”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/