image Messi apo Ronaldo, kë zgjedh Blot - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Messi apo Ronaldo, kë zgjedh Blot

news image

Usain Bolt është duke pritur me padurim të ardhmen e Kylian Mbappes, ndërsa shpjegon pse ai preferon më shumë Cristiano Ronaldon sesa Lionel Messin.

Legjenda e atletikës ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ndër të tjera, iu bashkua debatit të pafund për sulmuesin e Juventusit dhe atë të Barcelonës.

Është e vështirë të zgjedhësh për mua sepse unë mbështes Argjentinën, por unë jam gjithashtu një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos. Unë e admiroj Ronaldon që kur ai luante te Manchester United pasi unë mbështes Djajtë e Kuq. Unë mendoj se ai ka diçka më shumë se Messi dhe sepse ai e ka dëshmuar veten në kaq shumë kampionate. Kështu që unë zgjedh Ronaldon. Megjithatë, ka shumë lojtarë të rinj interesant atje. Mbappé, për shembull. Unë po pres me padurim të di se çfarë i pret në të ardhmen këta talentët e rinj”, ka thënë Bolt./Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin