image Mësohet motivi i tentim vrasjes nga punonjësi i Policisë së Kosovës në Lipjan

Siguri

Mësohet motivi i tentim vrasjes nga punonjësi i Policisë së Kosovës në Lipjan

news image

Gjatë ditës së sotme Gazeta Sinjali duke u thirrur në burime të veta, raportoi se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës nga stafi civil i Policisë, pasi dyshohet për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Gazeta Sinjali ka mësuar se tentim vrasja kishte për motiv kontestin pronësor.

Ngjarja kishte ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:00 në fshatin Gadime e Ulët e Lipjanit.

Gazeta Sinjali nga burime të veta ka mësuar se punonjësi i policisë fillimisht e kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull dhe më pas kishte tentuar ta godas me mjet të fortë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje pasdite një punonjës të Policisë së Kosovës (staf civil)  me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë””, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

I arrestuari me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/