image Mësohet gjendja e Messit pas lëndimit në ndeshjen kundër Napolit

Futboll

Mësohet gjendja e Messit pas lëndimit në ndeshjen kundër Napolit

news image

Barcelona arriti fitore bindëse kundër Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve mirëpo në këtë ndeshje Lionel Messi  pësoi një lëndim.

Mirëpo tani është mësuar gjendja shëndetësore e futbollistit e siç duket Barcelona nuk do të ketë probleme, shkruan Gazeta Sinjali.

Setien ka treguar se lëndimi i Messit nuk është aq i madh dhe futbollisti do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme.

Barcelona të premtën do të përballet me Bayern Munich në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve./Gazeta Sinjali/