image Mësohet data se kur do të fillojë sezoni i ri në Serie A

Futboll

Mësohet data se kur do të fillojë sezoni i ri në Serie A

news image

Me 22 gusht do të startojë derisa me 22 maj do të përfundojë sezonin i ardhshëm, ai i 2021/22 në Serie A, transmeton Sinjali Sport.

Katër javë nga fundi i stinorit aktual, ku tashmë është shpallur kampion i ri Interi, Liga e Serisë A në Itali është mbledhur për të caktuar edhe datat e sezonit të ri.

Kështu është vendosur që kampionati të startojë më 22 gusht, ose rreth 40 ditë pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Ndeshjet e fundit të sezonit 2021/22 do të luhen me 22 maj të vitit 2022.

Derisa shorti për kalendarin e ri pritet të hidhet gjatë muajit korrik. /Gazeta Sinjali Sporti/