image Merret vendimi ndaj kosovarit që goditi me thikë një person në Zvicër

Diasporë

Merret vendimi ndaj kosovarit që goditi me thikë një person në Zvicër

news image

Kosovari që ka goditur me thikë shoferin e një motoçiklete pas një mosmarrëveshjeje para semaforëve në Zvicër, është dënuar për tentim-vrasje, me 5 vjet e dy muaj burgim.

Gjithçka filloi si një mosmarrëveshje e zakonshme trafiku para semaforëve dhe përfundoi me goditje të rrezikshme me thikë.

Të hënën, E.T. 56 vjeçar nga Adliswil ZH është përgjigjur para gjykatës së Qarkut në Horgen të Cyrihut dhe është dënuar me pesë vjet dhe dy muaj burg, shkruajnë gazetat zvicerane.

Shtetasi zviceran me prejardhje kosovare akuzohej se pas një mosmarrëveshjeje me një shofer motoçiklete, ka nxjerrë thikën dhe ka therur kundërshtarin e tij. Në gjykatë ai bëri sikur ishte penduar. “Ishte gabim imi”.

/GazetaSinjali/