image Merr vendim Zemaj, kjo shkollë e Prishtinës kalon në mësim online

Arsim

Merr vendim Zemaj, kjo shkollë e Prishtinës kalon në mësim online

news image

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Andon Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë./ Gazeta Sinjali/