image Merkeli falënderon të moshuarit për sakrificat gjatë pandemisë

Botë

Merkeli falënderon të moshuarit për sakrificat gjatë pandemisë

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë një falënderim të veçantë për të moshuarit që janë përballur me situatën kundër koronavirusit, veçanërisht me vështirësit gjatë muajve të izolimit.

Merkeli ka thënë se ka qenë e dhimbshme që nuk kanë mundur t’i shohin fëmijët dhe nipat e tyre për shumë javë, pasi në Gjermani më të goditurit nga pandemia janë të moshuarit.

Raportohet se një numër i tyre ka vdekur nëpër qendrat e kujdesit për të moshuarit, ndërsa aktualisht Gjermania ka filluar me testimin e asimptomatikëve në këto qendra, me qëllim që të pamundësohet përhapja e koronavirusit./Gazeta Sinjali/