image Merkel shkarkoi një ministër, pas skandalit në Twitter

Botë

Botë/ Merkel shkarkoi një ministër, pas skandalit në Twitter

news image

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka shkarkuar sekretarin e ministrisë së Ekonomisë, gjithashtu ministër i qeverisë për territoret në lindjet e vendit, Christian Hirte.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënëse i kancelares gjermani, Steffen Seibert, përmes një komunikate për media.

“Kancelarja i propozoi sot presidentit federal shkarkimin e sekretarit të Shtetit, Christian Hirte”, thuhet në komunikatë.

Shkarkimi i tij u bë pasi Hirte përmes një postimi në Twitter kishte përshëndetur zgjedhjet shumë të kundërtuara këtë javë të një drejtuesi të ri në shtetin rajonal të Thuringias, në sajë të koalicionit të partisë Kristiandemokrate CDU të kancelares gjermane me ato të partisë anti-migrante, Alternativa për Gjermaninë. /Gazeta Sinjali/