image Mërgimtari nga Gjermania e rrah vajzën e tij të mitur në Lipjan

Siguri

Mërgimtari nga Gjermania e rrah vajzën e tij të mitur në Lipjan

news image

Rastet e dhunës në familje nuk po janë të rralla në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast dhune në familje ka ndodhur në Lipjan, ku babai me nënshtetësi gjermane ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të moshës së mitur, po ashtu me nënshtetësi gjermane.

Kjo ngjarje ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Lipjanit.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/