image Mërgimtari ia kris çiftelisë në aeroplan, argëton bashkatdhetarët në fluturimin për Gjermani (VIDEO)

Sinjalizime

Mërgimtari ia kris çiftelisë në aeroplan, argëton bashkatdhetarët në fluturimin për Gjermani (VIDEO)

news image

Pushimet e mërgimtarëve në Kosovë veçse kanë përfunduar e shumë prej tyre kanë marrë rrugën për në shtetet ku jetojnë. Me vetura e aeroplanë, ata po kthehen në shtetet ku jetojnë e veprojnë. Këtë rrugë, pothuajse gjithmonë e bëjnë me lot në sy, nga mërzia për familjet që lënë pas e kujtimet për vendin, raporton Sinjali.

Por ndryshe ka ndodhur sot, në një fluturim nga Prishtina për në Mynih të Gjermaniusë. Në mes të aeroplanit, një kosovar ia ka krisur çiftelisë, duke i argëtuar shumë bashkatdhetar të tjerë.

Një sinjalizues i Sinjalit, mërgimtar nga Gjermania që ndodhej në të njëjtin aeroplan i ka dërguar këto pamje ku shihet e dëgjohen tingujt e çiftelisë.

/GazetaSinjali/