image "Mercenarë e zdrala"/ Këshilltari i ministrit të mbrojtjes nuk duron kritikat ndaj Kurtit

Kosovë

“Mercenarë e zdrala”/ Këshilltari i ministrit të mbrojtjes nuk duron kritikat ndaj Kurtit

news image

Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk po i pëlqejnë këshilltarit të ministrit të mbrojtjes, Flamur Arifaj, kjo pasi që ky i fundit i quan “zdrala” mediat që i publikojnë ato, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një analizë gjuhësore të bërë nga një medium për mënyrën e të folurit në gjuhën angleze nga ana e Kurtit, ka komentuar se mediumi është “tmerri i gazetarisë”.

Sipas tij këta të fundit i kanë shërbyer si mercenarë siç i quan ai liderëve të ish pushteteve të korruptuara.

“O tmerr i Gazetarisë, Liderët e ish pushteteve t’korruptume të cilëve ju keni shërby si mercenar që jeni, ata edhe në Këshill të sigurimit e nëpër Konferenca ndërkombëtare kanë folë shqip se nuk i kan ditë dy fjalë Anglisht, e për ata i shtishi vesht në lesh o zdrala”, ka komentuar ai në analizën e publikuar. /Gazeta Sinjali/

No description available.