image “Mendoj se duhet të jesh vetëm”/ Ndahen Donaldi dhe Beatrix? - Sinjali

“Mendoj se duhet të jesh vetëm”/ Ndahen Donaldi dhe Beatrix?

news image

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj po kalojnë një periudhë të vështirë si çift.

Në spektaklin e mbrëmshëm, këngëtarja rrëfeu pasiguritë e saj për këtë lidhje. Sipas saj, Donaldi nuk sillet si në fillim dhe kjo situatë e ka rënduar atë.

Në një bisedë gjatë natës, Donaldi i tha asaj se është më mirë që ajo të jetë vetëm.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbarojë ky format”, i tha Donaldi.

“Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm. Nuk jam unë as robot, as klloun, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj” u përgjigj Beatrix.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin