image Memli Krasniqi takohet me Presidentin Begaj në Prizren

Politikë

Memli Krasniqi takohet me Presidentin Begaj në Prizren

news image

Përderisa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk ka arritur të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për mosmarrëveshje mbi lokacionin, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ai ka drekuar sot në Prizren.

Është vetë Krasniqi ai i cili ka bërë të ditur këtë lajm.

Ai ka njoftuar se së bashku me Begajn e kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë qëndruar sot në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Jemi një!”, ka shkruar kreu i PDK-së.

/GazetaSinjali/