image Memli Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, qytetarët do të paguajnë faturat me tarifat e vjetra

Politikë

Memli Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, qytetarët do të paguajnë faturat me tarifat e vjetra

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi rreth orës 10:00, sot ka mbajtur konferencë për media, shkruan GazetaSinjali.

Ndër të tjera, i pari i PDK-së tha se pas vendimit të Apelit, qytetarët do të paguajnë faturat me tarifat e vjetra.

“Jam shumë i lumtur që ky vendim i padrejtë dhe i dëmshëm i qeverisë dhe ZRRE’së, është vërtetuar nga Apeli se është i paligjshëm. Falë punës dhe angazhimit të këtij ekipi, tashmë saga për tarifat e reja ka përfunduar dhe ky vendim i padrejtë ndaj qyetatarëve ka marrë fund. Na vjen mirë që kemi arritur të lehtësojmë barrën financiare për 450 mijë familje kosovare që ishin dëmtuar nga rritja e tarifave të energjisë. Tash e tutje qytetarët do të paguajnë faturat me tarifat e vjetra, ashtu siç ka qenë para se qeveria e ZRRE të impononte tarifat e shtrenjta”, ka thënë Memli Krasniqi.

/GazetaSinjali/