image Krasniqi thotë se asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Qeverinë Hoti

Kosovë

Krasniqi thotë se asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Qeverinë Hoti

news image

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjë deputet i partisë së tij nuk do ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit, seanca për të cilën pritet të fillojë pas pak.

“Mundësimi i qeverisjes nuk është punë e jona, sepse qëndrimi ynë është i qartë. Në asnjë mënyrë nuk bëhemi pjesë e kalkulimeve. Asnjë votë e PDK’së nuk do të jetë pro kësaj qeverie”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se PDK-ja është që të mos ketë vakum institucional, por për të dhe partinë e tij, Qeveria Hoti nuk është e pëlqyeshme.  

“Edhe pse jemi të mos ketë vakum institucional, ne jemi të bindur se asnjë e mirë nuk do të vjen nga kjo qeveri”.

Krasniqi, i cili po ashtu është nënkryetar i Kuvendit, nuk beson se do t’i vijë radha që ta udhëheqë seancën ku pritet votimi i Qeverisë.

“Në momentin kur për arsye objektive nuk mund ta udhëheq seancën, e autorizon. Sipas radhitjes do t’i takonte ose Arberie Nagavcit ose Kujtim Shalës”, ka thënë ai.