image Mehaj për angazhimin e FSK-së në Shqipëri: Heronj të vërtetë që me guxim nderojnë atdheun

Siguri

Mehaj për angazhimin e FSK-së në Shqipëri: Heronj të vërtetë që me guxim nderojnë atdheun

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar sot në Shqipëri, ku ka parë për së afërmi angazhimin e trupave të FSK-së për shuarjen e zjarrit në Kukës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehaj ka shkruar se dhembjen për zjarret e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët e Kosovës, të cilët ai i ka quajtur ‘heronj të vërtetë’.

“Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë -heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria si një trup i vetëm po vazhdojnë betejën me flakët.

“Si një trup i vetëm, bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë, po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund.”

“Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona!”, ka shkruar Mehaj.

/Gazeta Sinjali/