image Medikamentet që u kapën dje në autobusin e linjës Prishtinë – Tiranë janë fillerë që përdoren nga klinikat estetike në Kosovë

Shëndetësi

Medikamentet që u kapën dje në autobusin e linjës Prishtinë – Tiranë janë fillerë që përdoren nga klinikat estetike në Kosovë

news image

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës të mërkurën mbrëma kanë kryer një operacion në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, ku kanë ndalur një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë, nën dyshimet për bartjen e mallrave të padeklaruara, raporton Gazeta Sinjali.

“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako  dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës.

Ndryshe, ekziston një lloj i fillerëve dermalë REVOLAX që përdoren për injektim në buzë dhe fytyrë, i cili nuk është i lejuar në Evropë, pasi që nuk e ka cilësinë dhe sigurinë e duhur për vënien në treg.

Gazeta Sinjali më parë kishte raportuar për rastin e klinikave estetike të cilat përdorin këtë filler përkundër që është i ndaluar.

/Gazeta Sinjali/