image Mediat largohen nga raportimi i ZRrE-së në Komisionin për Ekonomi

Kosovë

Mediat largohen nga raportimi i ZRrE-së në Komisionin për Ekonomi

news image

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, po raporton para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Fillimisht, anëtarët e këtij Komisioni, kanë proceduar për në Kuvend projektligjin për markën tregtare dhe të drejtat që rrjedhin nga marka tregtare.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se grupi punues i ka nxjerrë 57 amendamente, të cilat do t’i propozohen Kuvendit për ta votuar Projektligjin për Markën Tregtare.

“Grupi punues ka përfunduar me punën për Marka Tregtare dhe të drejtat që rrjedhin për Marka Tregtare. Ne si grup punues kemi nxjerrë 57 amendamente dhe do të propozoja t’i votojmë amendamentet në grup dhe ligjin ta procedojmë më tutje”, tha Shala.

Para nisjes së raportimit, mediat janë larguar nga salla.

/GazetaSinjali/