image Mediat e huaja për Rashicën: “Raketa” po ndizet përsëri

Futboll

Mediat e huaja për Rashicën: “Raketa” po ndizet përsëri

news image

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka arritur të rikthehet në formë, e ku në ndeshjen e kaluar edhe asistoi për Werderin, shkruan Sinjali Sport.

Paraqitjet e tij të mira siç duket ju kanë lënë përshtypje edhe mediave gjermane.

Në disa raportime po e krahasojnë Rashicën me një raketë që ka filluar të ndizet përsëri.

Lavdërime për futbollistin kosovar pati edhe nga trajneri i tij, Florian Kohfeldt, i cili tha se Rashica ishte fenomenal.

Miloti ishte fenomenal sot. Çfarë driblimesh dhe vrapimesh të shpejta kishte. Ai sot luajti një lojë të shkëlqyeshëm”, deklaroi Kohfeldt pas ndeshjes së fundit./Gazeta Sinjali Sport/