image Më shumë të shëruar sesa të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëri

Më shumë të shëruar sesa të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri u shënuan 125 raste të reja me koronavirus dhe 5 viktima.

Rastet me COVID-19 vijnë nga këto vende: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6 mijë e 831 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, ndërsa totali i të infektuarve është 12 mijë e 73.

Raste aktive me koronavirus në Shqipëri janë edhe 4 mijë e 889.

Në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 175 pacientë.

/Gazeta Sinjali/