image Më shumë se gjysma e të infektuarve me covid-19 në Prizren janë zyrtarë policorë

Kosovë

Më shumë se gjysma e të infektuarve me covid-19 në Prizren janë zyrtarë policorë

news image

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Komunën e Prizrenit janë zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se sonte kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 12 zyrtarë policorë nga 19 të infektuar sa ishin gjithsej në rajonin e Prizrenit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar zyrën për media të Policisë Rajonale të Prizrenit por të njëjtit kanë thënë se aktualisht nuk kanë të dhëna nëse ky është numri i zyrtarëve policorë të infektuar me koronavirus.

Detaje nuk ka dhënë as zyra për informim në Policinë e Kosovës me arsyetimin se është herët të dalin me këto të dhëna.

Para dy ditësh në Prizren kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një zyrtar policor.

Si rrjedhojë sot janë testuar 20 zyrtarë policorë dhe nesër pritet të testohen edhe 20 të tjerë që mund të kenë pasur kontakt me të. /Gazeta Sinjali/