image Me sa vjet burg mund të dënoheni nëse dilni jashtë në oraret e ndaluara sipas vendimit të qeverisë?

Kosovë

Masa/ Me sa vjet burg mund të dënoheni nëse dilni jashtë në oraret e ndaluara sipas vendimit të qeverisë?

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se kushdo që nuk e respekton vendimin e Qeverisë mund të dënohet deri në 2 vjet burgim.

Përmes një komunikate për media, Policia e Gjilanit ka bërë thirrje të respektohen oraret e cekura në vendimin e qeverisë, përndryshe do të denoheni.

“Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet””, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka ndërmarrë masa të reja preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00. /Gazeta Sinjali/