image Më pak se 29 për qind e qytetarëve kanë votuar deri më tani në Prishtinë

Më pak se 29 për qind e qytetarëve kanë votuar deri më tani në Prishtinë

news image

Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot, ku qytetarët po vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave, deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, në Prishtinë deri në orën 16:00 kanë votuar 28,45 për qind apo 55 mijë e 747 qytetarë me të drejtë vote.

Sa i përket numrit të qytetarëve që po e shfrytëzojnë të drejtën e votës po prijnë komunat me shumicë serbe, ku në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë dhe në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, /GazetaSinjali/