image Me humor thoshte se “nuk do vdes kurrë”, ndahet nga jeta miliarderi i njohur

Botë

Me humor thoshte se “nuk do vdes kurrë”, ndahet nga jeta miliarderi i njohur

news image

Në moshën 97 vjeç është ndarë nga jeta Sumner Redston.

Shpesh me humor ai thoshte se nuk do të vdiste kurrë dhe do të jetonte përgjithmonë.

Në vitin 2016 u shkëput pak nga aktiviteti i tij i përditshëm, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Redstone kishte trashëguar një kinema nga babai i tij dhe e ktheu në kinema multi-miliardë dollarëshe dhe perandori mediatike.

Ka kontrolluar emrat si Viacom, Paramount Pictures, CBS Corp dhe MTV. Sumner Redston është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë. /Gazeta Sinjali/