image Me 8 kilogramë kokainë në makinë me vlerë 1 milion euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Botë

Me 8 kilogramë kokainë në makinë me vlerë 1 milion euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

news image

Autoritetet policore italiane të qytetit të Ankonës, kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me inicialet I.T 43 vjeç dhe J.M 37 vjeç, me akuzën e trafikimit të drogës së tipit kokainë.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro kesh.

Operacioni për kapjen e tyre nisi pas dyshimeve të një automjeti tip Seat Altea XL, me targa polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

Kokaina u gjet në automjetin tip Seat Altea xlm, drejtuar nga shqiptari I.T

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila.

Droga në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë./Gazeta Sinjali/