image Më 24 korrik seanca e betimit të Presidentit të ri Bajram Begaj

Shqipëri

Më 24 korrik seanca e betimit të Presidentit të ri Bajram Begaj

news image

Më 24 korrik do të bëhet betimi në Kuvend i presidentit të ri të zgjedhur Bajram Begaj, ditë kur shënon edhe fundin e mandatit të presidentit aktual Ilir Meta.

Kjo u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për kalendarin e punës së Kuvendit, ku u caktua data e betimit të presidenti të ri që do të drejtojë Shqipërinë në 5 vjetët e ardhshëm.

Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim në raundin e katërt të votimit.

Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa do të jetë presidenti i 8-të i vendit pas shpalljes së pluralizmit.

Kjo u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për kalendarin e punës së Kuvendit, ku u caktua data e betimit të presidenti të ri që do të drejtojë Shqipërinë në 5 vjetët e ardhshëm.

/GazetaSinjali/